Skip to Content

Blog

Projekti S.W.A.N. ekosistemi inovativ per Ballkanin Mesdhetar

                 

Edhe pse ka patur dhe ka shumë iniciativa ricikluese të përdorimit të cikleve të produkteve ekzistuese dhe të teknologjisë rikuperuese, ende ekzistojnë burime të rëndësishme mbetjesh dhe materialesh, të cilat kërkojnë adresim të mëtejshëm për shkak të veshtirësisë (kostos dhe kompleksitetit) të riciklimit të tyre, volumit të madh të tyre si dhe të gjurmës së tyre të karbonit.

Në këtë kontekst, Shqipëria do të jetë pjesë e një platforme dixhitale rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme, të prodhura dhe të perdorura nga industritë e ndryshme. Kjo do të bëhet e mundur me anën e projektit SWAN (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Balkanin), i cili është një projekt që financohet nga fondet e BE dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse të Ballkanit Mesdhetar si Shqipëri, Greqi, Qipro dhe Bullgari.

Projekti synon krijimin e një ekosistemi inovativ për Ballkanin Mesdhetar, me akses të hapur për të gjitha palët e interesuara, i cili do të zhvillojë lokalisht dhe do të menaxhojë midis vendeve, zinxhirët e mbetjeve të ngurta. Kjo do të realizohet nepërmjet platformave dixhitale që do të krijohen për secilin vend, të cilat do të hartëzojne veçmas dhe do të perputhin në mënyrë kolektive, burimet e mbetjeve të ngurta (industritë prodhuese të mbetjeve plastike, qelq etj.) me përdoruesit e këtyre mbetjeve në rajon (industritë ricikluese). Keto industri do të përdorin ekosistemin dixhital SWAN për të shfrytëzuar oportunitete të reja ricikluese, të cilat mund të mos jenë ekonomikisht të arritshme lokalisht, por mund të jenë të arritshme në aspektin rajonal. Duke përdorur Ekosistemin dual Balkan Med, partnerët industrialë mund të realizojnë fitime të konsiderueshme, duke reduktuar koston e blerjes së burimeve parësore dhe lëndëve të para, apo duke krijuar një rrjedhë të re të ardhurash dhe duke i dhënë vlerë një produkti që më parë ishte konsideruar mbetje. Menaxhimi i këtyre materialeve do të çojë në uljen e impaktit të mbetjeve dhe reduktimin e inputeve të materialeve të lëndës së parë në ekonomi.

Qasja e projektit është ambicioze, por reflekton profilin e lartë të partnereve, sic janë dy Ministritë e Mjedisit, respektivisht të Shqipërisë dhe Greqisë, të cilët do të influencojnë zhvillimin e një rrjeti më të gjerë të grupeve të interesit/vendim-marrësve, për të investiguar së bashku qasje të përbashkëta, për të bërë përshtatje në nivel lokal permes politikë-bërjes dhe ekonomive të shkallës duke përdorur bashkëpunimin e zgjuar në të gjitha nivelet.

Për Shqipërinë, një partner shumë i rëndësishëm i projektit vjen nga shoqëria civile. Shoqata mjedisore Iliria luan një rol aktiv në aktivitete ndërgjegjësuese për mjedisin si dhe është pjesë e partneriteteve civile që përpiqen të influencojnë ndaj politikave dhe legjislacionit mjedisor në Shqipëri. Të dy partnerët Shqiptarë, Iliria dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, krijojnë një simbiozë në zbatimin e projektit ne pjesën shqiptare, me qëllim arritjen e objektivave të tij.

Nga ana tjeter, në një kohë ku kërkohen alternativa të reja rritjeje për ekonomitë rajonale dhe shoqëritë e tyre, projekti do të ofrojë mundesinë e krijimit të vendeve të reja të punës, oportuniteteve të reja të biznesit dhe promovimit të rritjes së gjelbër. Politikë-bërësit mund të perfitojnë gjithashtu nga rekomandimet e politikave, që do të jenë kontribut i projektit dhe mund të zhvillojnë një udhërrëfyes të përbashkët rajonal, drejt menaxhimit dhe ri-përdorimit të mbetjeve të ngurta.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com

READ MORE

Le ta Bëjmë Divjakën Sërish Natyrale!

Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) është zbatuese e projektit “Let’s Make Divjaka Natural Again” në partneritet me PSEDA-Iliria dhe Res Publica mbështetur nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike – CEPF. Projekti “Le ta Bëjmë Divjakën Sërish Natyrale!” synon të ruajë dhe të mbrojë më mirë biodiversitetin në tërësi të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta duke siguruar qëndrueshmëri në vendimmarrje nëpërmjet përfshirjes së komuniteteve vendore në aksionet e konservimit të natyrës si dhe duke stimuluar projekte alternative të jetesës vendore në mënyrë që të reduktohet presioni mbi burimet natyrore. Projekti do të promovojë një qasje të integruar drejt nxitjes së menaxhimit të qëndrueshëm të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, duke kërkuar të balancojë menaxhimin mjedisor mezhvillimin dhe nevojat e komunitetit.

 

English:

Albanian Ornithological Society (AOS) in partnership with the PSEDA-Iliria and ResPublica  are jointly implementing the “Let’s Make Divjaka Natural Again” project, financed by Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).

The project “Let’s Make Divjaka Natural Again!” aims at preserving and protecting biodiversity as a whole in  Divjaka-Karavasta National Park by ensuring sustainability in decision-making through the involvement of local communities in conservation actions and by stimulating alternative local livelihood projects in order to reduce pressure on natural resources.

READ MORE

3rd International Conference on Applied Biotechnology

FIRST CALL

Department of Biotechnology FNS, UT, organizes the

Scientific Conference:

“3rd International Conference on Applied Biotechnology” (3rd ICAB)

(This conference is funded by the grant of the University of Tirana for Scientific Research and Conferences)

The Conference will be held in 23 – 24 November, 2018 in
Tirana, Albania

The International Conference on Applied Biotechnology is an opportunity for educators and researchers from universities, institutions, businesses, and other private and public agencies to share and discuss their innovative practices and research initiatives.

The deadline for abstract submission will be in September 10, 2018. The articles will be published in a Book of Proceedings with an ISBN code, reviewed by an editorial board.

 

Official language: English

The registration fee is 50 euro for each presentation. No fee registration will be charged for FNS staff.

Presentations can be in one of the two formats:

–          Oral presentation

–          Poster

Abstracts and full paper should be sent at the following address before the deadline: icab@fshn.edu.al . Before abstract submission, please read abstract submission guidelines.

NOTE: The Organizing committee is making efforts for the accreditation of the Conference by NCCE (National Center for Continuous Education; Tirana; http://www.qkev.gov.al/), helpful to professionals in the medical fields.

 

For more information, please click on the link below: https://sites.google.com/a/fshn.edu.al/icab/

READ MORE

22 Prilli – Dita ndërkombëtare e Tokës

Organizata PSEDA-ILIRIA në Parkun Kombëtar Divjakë-Karvasta;

Qëllimi i aktivitetit ishte të mbilleshin 500 fidanë pyjorë, të promovohen vlerat e Parkut dhe të bëhej pastrimi i tij nga mbetjet urbane me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit:  “Promovimi dhe advokimi për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve  natyrore”.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Organizatat e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës (RrMN), INCA, Administratën e Zonave të Mbrojtura etj.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit SENIOR II Albania zbatuar nga REC Shqipëri, dhe financuar nga Qeveria Suedeze (Ambasada Suedeze Tiranë).
Aktiviteti u zhvillua në një ambientet e qendres së vizitorëve në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, ku morën pjesë; Ministrja e Shendetesise,  përfaqësues të Ministrisë Mjedisit, prefekti i qarkut Fier, organizatat e RrMN, Administrata e Zonave të Mbrojtura, përfaqësues të Qeverisjes Vendore, si dhe përfaqësues dhe vullnetarë të shoqatës “ILIRIA”.

Aktiviteti ne kuader te kesaj dite konsistuan ne;

  • Blerjen dhe transportin e fidaneve te pishes nga Fushe-Kruja ne Divjake.
  • Dizenjimin dhe printimin e materialeve te ndryshme (bluza, kapela, postera, flete-palosje etj)
  • Organizimin e transportit per anetaret e organizates ILIRIA (34 persona)
  • Ekspozimin e materialeve informuese ne Divjake (postera, roll-up, veshja e bluzeve dhe kapeleve etj).

 

Aktiviteti vijoj me tej me mbjelljen e 4500 fidanëve pyjorë (pishë e butë) në total në brendësi të parkut, ndersa nga organizata ILIRIA u mbollën 500 fidanë.

READ MORE

Parku Natyror Rajonal i Pezes – Nje park me shume per Tiranen

Iniciativa per shpalljen e Pezes si Park Natyror Rajonal (Kategoria e IV e IUCN) – pjese e rrjetit kombetar te zonave te mbrojtura, eshte ndermarre nga organizata ILIRIA, si pjese e projektit ACHIEVE (Shoqeria Civile per nje mjedis evropian), financuar nga Bashkimi Evropiandhe i mundesuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC, Shqiperi.

Projekti titullohet: “Mbrojtja e natyrës permes menaxhimit të Qëndrueshëm të Parqeve Natyrore Rajonale (PNR) – me fokus shpalljen e Parkut Natyror Rajonal të Pezës”.

Projekti, po zbatohet ne partneritet me Bashkine Tirane (Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit), komunitetin e zones si dhe Njesine Administrative Peze.

Me daten 31 Mars 2017, ne ambjentet e Njesise Administrative Peze u organizua nje workshop lidhur me parkun, avantazhet dhe perfitimet qe komuniteti do te kete ne kuader te ketij parku etj.

Merrnin pjese; perfaqesues te Njesise Administrative Peze, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacinit (Bashkia Tirane), si dhe ekspertet e organizates ILIRIA

Aktiviteti do te vazhdoje me trajnime te ndryshme lidhur me menaxhimin e parkut, vleresimin e flores dhe faunes, takime me komunitetin etj

 

READ MORE