Në kuadër të zbatimit të projektit “Pyje të Zgjuara – Menaxhimi i dëmtuesve përmes dronit”, gjatë periudhës 9–12 dhjetor 2025, Librazhd, u zhvillua me sukses një trajnim profesional pesëditor për përdorimin e dronëve në menaxhimin ekologjik të dëmtuesve pyjorë.

Trajnimi u organizua nga PSEDA–ILIRIA, në bashkëpunim me partnerët AlbNatyra dhe AGRIEN, me mbështetje financiare nga programi GreenAL – Grante për Fuqizimin e Organizatave Mjedisore në Shqipëri 2024–2027, i zbatuar nga Co-PLAN, COSV dhe VIS Albania.

Objektivi i aktivitetit ishte trajnimi dhe certifikimi i 15 specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve (AKP), përfaqësues nga 12 qarqe të Shqipërisë, për përdorimin e dronëve në menaxhimin ekologjik të dëmtuesve pyjorë.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u aftësuan në:

  • përdorimin profesional të dronëve,
  • aplikimin e metodave ekologjike në menaxhimin pyjor,
  • monitorimin e dëmtuesve dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

Programi kombinoi njohuri teorike dhe praktike, duke përfshirë demonstrime në terren për aplikimin e biopesticidit Bacillus thuringiensis, një zgjidhje miqësore me mjedisin për luftimin e dëmtuesve invazivë si Cydalima perspectalis (flutura e bushit).

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të menaxhimit pyjor në Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete të reja teknike në nivel qendror dhe vendor dhe duke promovuar një model inovativ, të qëndrueshëm dhe të ripërdorshëm në shkallë kombëtare.

Kjo përmbledhje është përgatitur në kuadër të projektit të mbështetur nga programi GreenAL – Grante për Fuqizimin e Organizatave Mjedisore në Shqipëri 2024–2027. Përmbajtja e këtij postimi është përgjegjësi vetëm e organizatës zbatuese dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e GreenAL, Co-PLAN, COSV apo VIS Albania.