Organizata PSEDA-ILIRIA në Parkun Kombëtar Divjakë-Karvasta;

Qëllimi i aktivitetit ishte të mbilleshin 500 fidanë pyjorë, të promovohen vlerat e Parkut dhe të bëhej pastrimi i tij nga mbetjet urbane me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit:  “Promovimi dhe advokimi për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve  natyrore”.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Organizatat e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës (RrMN), INCA, Administratën e Zonave të Mbrojtura etj.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit SENIOR II Albania zbatuar nga REC Shqipëri, dhe financuar nga Qeveria Suedeze (Ambasada Suedeze Tiranë).
Aktiviteti u zhvillua në një ambientet e qendres së vizitorëve në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, ku morën pjesë; Ministrja e Shendetesise,  përfaqësues të Ministrisë Mjedisit, prefekti i qarkut Fier, organizatat e RrMN, Administrata e Zonave të Mbrojtura, përfaqësues të Qeverisjes Vendore, si dhe përfaqësues dhe vullnetarë të shoqatës “ILIRIA”.

Aktiviteti ne kuader te kesaj dite konsistuan ne;

  • Blerjen dhe transportin e fidaneve te pishes nga Fushe-Kruja ne Divjake.
  • Dizenjimin dhe printimin e materialeve te ndryshme (bluza, kapela, postera, flete-palosje etj)
  • Organizimin e transportit per anetaret e organizates ILIRIA (34 persona)
  • Ekspozimin e materialeve informuese ne Divjake (postera, roll-up, veshja e bluzeve dhe kapeleve etj).

 

Aktiviteti vijoj me tej me mbjelljen e 4500 fidanëve pyjorë (pishë e butë) në total në brendësi të parkut, ndersa nga organizata ILIRIA u mbollën 500 fidanë.