24 Qershor 2020

                 

S.W.A.N (Platforma Dixhitale për Ripërdorimin e Mbetjeve të ngurta për Balkanin), një projekti i financuar nga Bashkimi Europian i cili vjen si iniciative e Programit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Interreg V Ballkan-Mediterrean 2014-2020, për  përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në rajon.

  • T’u japë asistence agjentëve të menaxhimit të mbetjeve, drejt identifikimit të mundësive të biznesit dhe promovimit të bashkëpunimit akademi-industri.
  • Një platformë dixhitale IT e cila do të bëjë hartëzimin dhe harmonizimin midis prodhuesve të mbetjeve dhe përdoruesve të mundshëm të tyre në rajonin Mesdhetar.
  • Të zhvillojë Hartën SWAN të Mbetjeve të Ngurta të Ballkanit, të lidhë grupet e interesit kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Përfituesit e projektit dhe publiku i gjërë do të mësojnë rreth ekonomisë qarkulluese dhe simbiozës industriale dhe do të familjarizohen me koncepte të zinxhirit të vlerave të ri-përdorimit të mbetjeve.Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të interesuara, do të inkurajohen të prezantojnë inovacione në këtë zinxhir të ri vlerash të
  • Rrjete të qëndrueshme
  • Ekosistemi Industrial SWAN, do të mbetet me akses të lirë dhe aktiv, edhe pas përfundimit të projektit dhe do të ndihmojë në ruajtjen e lidhjeve të ekosistemit, do të kontribuojë në rritjen e tij drejt gjithë vendeve të Ballkanit.

Në Greqi, zona e pilotimit do të jetë Rajoni i Atikës, ku Partneri Kryesor vepron si institucioni public rajonal përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve të ngurta. Do të krijohet një inventar i plotë dhe hartëzim i të gjithë burimeve potenciale të mbetjeve të ngurta, përfshirë këtu edhe shoqëritë e vogla, të mesme dhe të mëdha, me karakteristika cilësore dhe sasiore (duke përfshirë karakteristika hapësinore, kategorizime-metal, plastik, mbetje organike etj). Në të njëjtën kohë, do të bëhet testimi i zbatimit të modeleve të bizneseve të përzgjedhura në një njësi depozitimi dhe menaxhimi mbetjesh në Atikë, e cila kontrollohet nga Partneri Kryesor. Në vendet e tjera partnere, aktivitetet e projektit do të ndërmerren në nivel nacional. Të gjitha industritë e vogla dhe të mesme do të rregjistrohen, sëbashku me karakteristikat e rrjedhjeve aktuale të mbetjeve të ngurta. Objektivi paralel do të jetë identifikimi i rajoneve që do të veprojnë si bazë për zhvillimin e bashkimeve të simbiozave industriale për mbetjet e ngurta.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian     

dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com