PUNOJMË SË BASHKU PËR TË PËRMIRËSUAR RUAJTJEN E PYJEVE TË VJETËR DHE DRURËVE TË MOÇËM
Objektivi i projektit RESLIENT TREES është rritja e mbrojtjes së biodiversitetit, vënia me sukses në praktikë e politikave të përmirësuara lidhur me sfidat që përballen pyjet e moçëm dhe drurët monument natyre. Nëpërmjet partneritetit sinergjik ndërmjet autoriteteve të politikave, institucioneve shkencore dhe OJQ-ve, do të promovojmë krijimin e një rrjeti kyç të burimeve pyjore duke rritur qëndrueshmërinë e peizazheve tona. Projekti RESILIENT TREES do të ruaj biodiversitetin pyjor, pëmes identifikimit të diversitetit të rajoneve evropiane ku janë lokalizuar pyjet e vjetër, drurët monument natyre dhe nga rezervatet pyjore me vlera të larta konservuese te peizazhet kulturore.
Një përmbledhje e përgjithshme e takimit të parë
Takimi parë i hapjes së projektit u zhvillua në Pragë nga datat 18 deri 20 Qershor, i mikpritur nga një ekip i Universitetit Çek të Shkencave të Jetës. Në këtë takim, morën pjesë 27 pjesmarrës duke përfshirë përfaqësues nga nëntë partnerë, tre autoritete shoqëruese dhe një sërë kërkuesish shkencorë dhe studentë që kanë aplikuar për doktoraturë (PhD) të cilët paraqitën studimet e tyre mbi pyjet e vjetër.

Takimi i pare
Objektivat e takimit
Synimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe shkëmbimi i përvojave që kanë vendet e ndryshme pjsesmarrëse për pyjet e vjetër dhe shpërndarja e diskutimeve dhe përvojave mbi një sërë kontekstesh nga vendet pjesmarrëse duke i dhënë një emfazë të veçantë resurseve kyçe pyjore.
Vizita e bërë në pyjet e Krasnohorit (Krušnohoří)
Gjatë takimit fillestar patëm mundësinë të vizitonim një nga rajonet model që përfshihen në projekt, Vendin me Rëndësi për Komunitetin (SCI) Východní Krušnohoří, një nga sipërfaqet me grumbujt më të mëdhenj me pyje ahu në Çeki, të pasura me bimë barishtore dhe lloje acidofile në Evropën Qendrore. SCI përfshin grumbuj pyjor që kanë arritur një moshë të konsiderueshme, me karakteristika të pyjeve të moçëm të cilët strehojnë lloje të mbrojtura si skoliti i purpërt (Limoniscus violaceus Müller). Megjithatë, pavarësisht mbrojtjes së saj me ligj, zona qeveriset akoma nën zërin ‘’Menaxhim i rregullt pyjor’’ (shfrytëzim dhe rigjenerim). Ruajtja e grumbujve të pyjeve të moçëm privatë është negociuar kohët e fundit në bazë të ligjit kontraktual për mbrojtjen e pyjeve. Autoritetet menaxhuese për menaxhimin e zonës, Zyra Rajonale e Rajonit, Usti, u përfshi në ekspeditën e kryer dhe i udhëhoqi pjesmarrësit së bashku me ekipin e Universitetit Çek të Shkencave të Jetës

Vizita e bërë në pyjet e Krasnohorit (Krušnohoří)
Takimet me aktorët
Ndërmjet 16 Shtatorit dhe 28 Tetorit, janë mbajtur gjashtë takime kombëtare me aktorët, nga një për secilin vend pjesmarrës. Këto takime kanë shënuar një etapë historike në Partneritetin multi-aktorial (MSPs).
MSPs ka bashkuar një sërë aktorësh nga fusha më të ndryshmet duke përfshirë kabinete ministrore, orgzanizata të shoqërisë civile, menaxherë të zonave të mbrojtura, prodhues dhe shoqata pronarësh tokash si dhe institucione akademike. Duke nxitur bashkpunimin ndërmjet këtyre sektorëve, MSPs synon linjëzimin e përpjekjeve, ndarjen e eksperiencave dhe të sigurohet që objektivat e projektit janë arritur.
Gjatë çdo takimi, partnerët e projektit kanë prezantuar synimin dhe pritshmëritë e rezultateve të projektit Resilient Trees. Aktorët u angazhuan në diskutime mbi kufizimet e kuadrit ligjor aktual dhe startuan identifikimin e drejtimeve potenciale për të adresuar boshllëqet egizstuese.

Takimet me aktorët
Përse duhej bërë një analizë e përbashkët?
Procesi ynë i të mësuarit dhe përmirësimit fillon me një mirëkuptim të përbashkët midis të gjithë partnerëve dhe palëve të interesuara.
Ne po analizojmë informacionin përkatës mbi targetet e politikave, për të kuptuar cilët janë faktorët kyç për t’u adresuar në secilin vend dhe se si t’i integrojmë këta faktorë në projektin tonë me inisiativat e mëparshme. Me bërjen e kësaj analize ne synojmë që të identifikojmë rekomandimet të cilat do të përdoren për të mbështetur vendimmarrjen dhe përfundimisht përmirësimin e politikave.
Roli kryesor i pyjeve të vjetër dhe drurëve të moçëm me përmasa të mëdha si; hotspote të biodiversitetit, frenuesit/zbutësit e ndryshimeve klimatike dhe ofruesit e shërbimve esenciale për biodiversitetin, kanë qenë thelbi i konferencës ndërkombëtare “Pyjet dhe drurët e vjetër: Një thesar i Natyrës, Jetës dhe Kulturës” (https://l.cnr.it/6gbt3), i mbajtur në Firence dhe Valombroza (Itali) nga një deri më tre Tetor 2025.
Eventi mblodhi së bashku një sërë ekspertësh ndërkombëtarë të cilët ofruan perspektiva të thelluara mbi rëndësinë kulturore dhe ekologjike të këtyre ekosistemeve unike. Krahas sesioneve të njëpasnjëshme, pjesmarrësit eksploruan tematika të ndryshme, duke përfshirë ekologjinë, qëndrueshmërinë klimatike, pylltarinë e qëndrueshme, trashëgiminë kulturore dhe lidhjet shpirtërore, me synim apdejtimin e strategjive të ardhshme të konservimit të pyjeve.
Konferenca ofroi një platformë të vlefshme me qëllim prezantimin e projektit Resilient Trees ndaj një audience më të gjerë. Giorgio Matteucci (CNR-IBE) prezantoi objektivat dhe nismat e projektit duke nxjerrë në pah rëndësinë e tij në kontekstin e ruajtjes dhe konservimit të pyjeve të moçëm.
Për më tepër informacion rreth projektit, ju mund të shikoni në: www.interregeurope.eu/resilient-trees


