20 Qershor 2020

                 

Projekti SWAN (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Ballkanin), është një projekt që synon të krijojë një Platformë Interaktive Teknologjie dhe Informacioni midis vendeve të Ballkanit dhe pellgut të Mesdheut e cila do të krijojë dhe menaxhojë mes vendeve pjesëmarrëse, një zinxhirë vlerash për mbetjet e ngurta:

Objektivi kryesor është zhvillimi i një ekosistemi të ripërdorimit të mbetjeve të ngurta në mënyrë që;

  1. Të propozojë linjë të ripërdorimit të mbetjeve të ngurta të arritshme kombëtare dhe ndër rajonale.
  2. Hartëzojë burimet e mbetjeve të ngurta dhe përdoruesit potencial të rrymës së mbetjeve (ricikluesit).
  3. Krijimin e një rrjeti bashkëpunimi të aktorëve të interesit në rajon me mbështetjen e partnerëve kryesorë;

Dy ministritë e mjedisit (Greqisë dhe Shqipërisë), Shoqata Kombëtare e Industrisë së Bullgarisë dhe Agjensia më e madhe publike për menaxhimin e mbetjeve në Greqi.

  1. Promovimi i politikave aktuale që janë të lidhura me ambiciet e BE në përdorimin e mbetjeve, (Direktiva 2008/98/EC).

Qëllimi është një integrim i përbashkët i zhvillimit të territorit  dhe aktiviteteve të bashkëpunimit për përmirësimin e potencialit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian
dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com