25 Qershor 2020

                 

Projekti S.W.A.N (Platforma Dixhitale për Ripërdorimin e Mbetjeve të ngurta për Balkanin), një projekti i financuar nga Bashkimi Europian dhe 4 vendeve pjesëmarrëse, Shqipërisë, Qipros, Greqisë dhe Bullgarisë, i cili vjen si bashkëpunim i Programit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Interreg V Ballkan-Mediterrean 2014-2020, për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në rajon.
Sipas të dhënave të marra nga INSTAT gjetjet kryesore në publikimin e statistikave mbi mbetjet e ngurta urbane të menaxhuara në vitin 2016 rezulton të jenë menaxhuar 1.3 milion tonë mbetje nga 1.4 milion tonë në vitin 2015, duke shënuar një rënie me rreth 8 pikë përqindje

Sasia vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banorë në shkallë vendi ka patur luhatje të vazhdueshme, kjo shifër ishte 373 kg / banor në vitin 2016, 396 kg / banor në vitin 2015.

Sasia në përqindje e mbetjeve industriale të përziera në burim bashkë me ato urbane ka qenë jo stabël me tendencë të lehtë ulje në vitet e fundit. Në vitin 2016 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane ishte 17,0 %, në vitin 2015 ishte 19 % duke shënuar një rënie me 2 pikë përqindje.
Në përbërjen e mbetjeve urbane komponent kryesor janë mbetjet organike. Në mbetjet e menaxhuara sasia e mbetjeve organike ka patur luhatje të vogla raportuar ndaj sasisë totale. Në vitin 2016 mbetjet organike përbënin rreth 49 % të sasisë kundrejt 51% që ishte në vitin 2015, 50 % në vitin 2014 dhe 41,0 % në vitin 2013.

Mbetjet janë trajtuar kryesisht duke i depozituar ato në landfille dhe vende të tjera depozitimi të miratuara nga organet përkatëse të pushtetit vendor. në vitin 2016 u depozituan 77% e sasisë totale të mbetjeve në landfille, ndërsa në vitin 2015 u depozituan 68%, duke shënuar një rritje rreth 9 pikë përqindje të sasisë totale të mbetjeve të menaxhuara në shkallë vendi.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian     

dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com