22 Qershor 2020
Shqipëria do të jetë pjesë e një platformë dixhitale rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, të prodhura dhe të përdorura nga industritë e ndryshme. Kjo do të bëhet e mundur me anën e projektit S.W.A.N (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Balkanin), i cili është një projekt që financohet nga fondet e Bashkimit Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse të rajonit si Shqipëri, Greqi, Qipro dhe Bullgari.
Këto industri duke përdorur ekosistemin dual Balkan Med, partnerët industrialë mund të realizojnë fitime të konsiderueshme, duke reduktuar koston e blerjes së burimeve parësore të lëndëve të para.
Duke krijuar një rrjedhë të re të ardhurash dhe duke i dhënë vlerë një produkti që më parë ishte konsideruar mbetje.
Menaxhimi i këtyre materialeve do të çojë në uljen e impaktit të mbetjeve dhe reduktimin e inputeve të materialeve të lëndës së parë në ekonomi. Të dy partnerët Shqiptarë, Shoqata ILIRIA dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, krijojnë një simbiozë në zbatimin e projektit në pjesën shqiptare, me qëllim arritjen e objektivave të tij.
Nga ana tjetër, në një kohë ku kërkohen alternativa të reja rritjeje për ekonomitë rajonale dhe shoqëritë e tyre, projekti do të ofrojë mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës, oportuniteteve të reja të biznesit dhe promovimit të ekonomisë së gjelbërt. Politikë-bërësit mund të përfitojnë gjithashtu nga rekomandimet e politikave, që do të jenë kontribut i projektit dhe mund të zhvillojnë një udhërrëfyes të përbashkët rajonal, drejt menaxhimit dhe ri-përdorimit të mbetjeve të ngurta.
Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian
dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse
www.facebook.com/SWANplatform www.swan-interreg.com