20 Qershor 2020
Projekti SWAN (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Ballkanin), është një projekt që synon të krijojë një Platformë Interaktive Teknologjie dhe Informacioni midis vendeve të Ballkanit dhe pellgut të Mesdheut e cila do të krijojë dhe menaxhojë mes vendeve pjesëmarrëse, një zinxhirë vlerash për mbetjet e ngurta:
Objektivi kryesor është zhvillimi i një ekosistemi të ripërdorimit të mbetjeve të ngurta në mënyrë që;
- Të propozojë linjë të ripërdorimit të mbetjeve të ngurta të arritshme kombëtare dhe ndër rajonale.
- Hartëzojë burimet e mbetjeve të ngurta dhe përdoruesit potencial të rrymës së mbetjeve (ricikluesit).
- Krijimin e një rrjeti bashkëpunimi të aktorëve të interesit në rajon me mbështetjen e partnerëve kryesorë;
Dy ministritë e mjedisit (Greqisë dhe Shqipërisë), Shoqata Kombëtare e Industrisë së Bullgarisë dhe Agjensia më e madhe publike për menaxhimin e mbetjeve në Greqi.
- Promovimi i politikave aktuale që janë të lidhura me ambiciet e BE në përdorimin e mbetjeve, (Direktiva 2008/98/EC).
Qëllimi është një integrim i përbashkët i zhvillimit të territorit dhe aktiviteteve të bashkëpunimit për përmirësimin e potencialit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.
Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian
dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse
www.facebook.com/SWANplatform www.swan-interreg.com